Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në rrugën “Drenica” i cili furnizon zonën e Qyqavicës, fshatrat e kësaj zone do të mbesin pa ujë deri ditën e nesërme.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, KRU “Mitrovica”, thotë se nesër pritet të përfundojë sanimi i këtij problemi.
The post Pëlcet gypi furnizues në Qyqavicë, fshatrat e kësaj zone mbesin pa ujë deri nesër appeared first on Klan Kosova.