Pejën s’e zë Bora në befasi

Pejën s’e zë Bora në befasi

KB Peja e ka mposhtur Borën duke e rikthyer rezultatin në pjesën e dytë, pasi në të parën ishte duke u mposhtur me një pikë epërsi.

Pejanët e fituan çerekun e parë me gjashtë pikë epërsi, konkretisht 22:28, ndërsa prizrenasit triumfuan në të dytin me shtatë pikë më shumë, 29:22.

Ngjashëm si në fillim të ndeshjes, pejanët vepruan edhe në fillim të pjesës së dytë, ku çerekun e tretë e fituan me 10 pikë epërsi, 11:21, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Bora pavarësisht që e fitoi 10-minutëshin e fundit me rezultat 17:14, s’ishte e mjaftueshme për ta përmbysur epërsinë e krijuar nga pejanët.

Më i miri në parket te Bora ishte Cambridge me 24 pikë, tri asistime e pesë topa të vjedhur, kurse te Peja u dallua Ikpe me 22 pikë, 13 topa të vjedhur e dy asistime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>