Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë 

Ferizaj, vdes një grua, ishte pjesë e një aksidenti mes dy veturave

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku, gjatë ditës së sotme janë pranuar katër pacientë.

Sipas njoftimit në Facebook,  tre prej tyre janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa një pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po trajtohet me kujdes intensiv nga ekipi mjekësor, raporton Klankosova.tv.

Nga Spitali i Pejës është bërë e ditur se personeli është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve të duhura për secilin pacient.

The post Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë  appeared first on Klan Kosova.