Pejë: 9 prokurorë në aksion në disa lokacione e komuna

news image

Sot, Prokuroria Themelore në Pejë po zhvillon një aksion të gjerë, ku janë të angazhuar nëntë prokurorë të shtetit dhe kryeprokurorja, së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se aksioni po zhvillohet në disa lokacione dhe komuna që janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Sot, Prokuroria Themelore në Pejë po zhvillon një aksion, ku janë të angazhuar nëntë prokurorë të shtetit dhe kryeprokurorja, së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera. Aksioni po zhvillohet në disa lokacione dhe komuna që janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës.”, tha Nikiçi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/