Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmePejë: 58 vjeçari vdes në vendin e punës, dyshohet për arrest kardiak...

Pejë: 58 vjeçari vdes në vendin e punës, dyshohet për arrest kardiak (VIDEO)

Një 58 vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.

Kështu bëri të ditur në programin e mëngjesit në Klan Kosova, korrespodenti Valdrin Daci.

Daci tregoi se viktima ishte gjetur nga një i afërm i cili kishte shkuar ta vizitonte atë gjatë ndërrimit të natës.

“Ajo krejt çka dihet deri më tani është se policia e ka lokalizuar vendin e ngjarjes, një person ka shkuar dhe e ka gjetur atë në vendin e punës, i cili thuhet se ka qenë në ndërrimin e natës dhe dyshohet se ka pasur arrest kardiak. Deri në këto momente thuhet se vdekja ka ndodhur papritmas”, deklaroi Daci.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT