Dita e zgjedhjeve në Pejë është karakterizuar me disa parregullsi që kanë shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët.
Disa votues, të cilët tradicionalisht kanë votuar në të njëjtin vendvotim, këtë herë nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listë.
Gazetari Valdrin Daci në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tregoi një rast konkret të një qytetareje, me inicialet Xh.F., e cila kishte shkuar për të votuar në shkollën “Xhemajl Kada”, por ishte informuar se figuron si votuese në fshatin Vrellë të Istogut.
Raste të ngjashme janë raportuar edhe nga qytetarë të tjerë të Pejës, të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të zhvendosjes së emrave të tyre në lista zgjedhore të komunave të tjera, raportoi Daci. /Klankosova.tv
The post Pejanët nuk gjetën emrat në vendvotime, rezultuan të regjistruar në Istog (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.