Qyteti i Pejës është në zi, pasi gjatë ditës së hënë humbi tri figura të rëndësishme.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka bërë një përmbledhje të të gjithë figurave që vdiqën dje, transmeton Klankosova.tv.
“Bëhet fjalë për zonjën Zyrafete Hasku, një ish-mësuese e shkollës fillore ‘Lidhja e Prizrenit’, e cila ndërroi jetë dje në moshën 82-vjeçare, ku ka shprehur ngushëllime vetë institucioni shkollor. Varrimi i të ndjerës bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit. Po ashtu një humbje tjetër e madhe është edhe ndarja nga jeta e profesorit Sadik Berishës, profesorit të kimisë në gjimnazin ‘Bedri Pejani’, i cili shërbeu aty deri në pension, duke bërë kontributin e tij që nga puna e tij të dalin gjenerata të njohura. Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 15:00. Një tjetër humbje ka shënuar dje qyteti i Pejës. Fatkeqësisht Peja humbi inspektorin e punës, Pashk Vuksani, i cili ende pa arritur pensionin, në moshën 60-vjeçare u nda nga jeta. Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00”, tha Daci në Klan Kosova.


