Peja në balotazh, por LDK-ja lë shumë pas VV-në në votat për asamble

Peja në balotazh, por LDK-ja lë shumë pas VV-në në votat për asamble

Në qytetin e Pejës, gara për kryetar komune do të vazhdojë në balotazh mes Gazmend Muhaxherit të LDK-së dhe Taulant Kelmendit të Vetëvendosjes, sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Megjithatë, situata është krejtësisht ndryshe sa i përket zgjedhjeve për Kuvendin Komunal.

Sipas KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15.415 vota për asamble, duke lënë shumë pas Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka marrë vetëm 7.875 vota, transmeton Klankosova.tv.

The post Peja në balotazh, por LDK-ja lë shumë pas VV-në në votat për asamble appeared first on Klan Kosova.