Jo rrallë njerëzit janë të prirë të vrapojnë pas gjërave të mëdha dhe bombastike.
Ndonjëherë të zbrazeta dhe pa përmbajtje, e me efekt vetëm për të marrë vëmendjen e të opinionit.
Mjafton një refleksion e të shohim se sa shumë mundësi të vogla kemi, për të bërë gjëra të bukura e të mëdha.
I tillë është rasti i sotëm, i zëvendësimit të foto-banerit të Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe logos së lavdishme të UÇK-së, në qendër të Pejës, me lokacion pranë zyrave të degës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, nismë dhe iniciativë e qytetarit Noli Carrabregu me realizim dhe mbështetje nga ‘TOP Reklama’, kryekomandanti nga sot qëndron i ri në zemër të qytetit të Pejës.
Për zbatimin e projektit, ideatori fillimisht mori mbështetjen ndërlidhëse nga Gazmend Syla – nënkryetar i OVL-UÇK-së, në nivel vendi.
Me këtë rast, në shenjë respekti për idenë dhe iniciativën, Carrabregu është pritur në zyrat e degës së Shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së, nga kreu i saj z.Ramë Ukaj.
“Secila iniciativë sikur kjo, na bënë të ndjehemi mirë dhe të bashkuar. Nisma të tilla, nuk duan shumë fjalë, por faleminderit” -tha Ukaj me këtë rast.
Bashkë me mijëra të tjerë nga aty dhe shumë hapësira të trojeve shqiptare, ai mbetet i gjallë, siç e thotë edhe kënga, sikur në ato baladat e vejtra shqipe, duke i bërë roje atdheut./RADIO 1/