KB Peja po e mposht Vëllaznimit në pjesën e parë të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pejanët po udhëheqin në 20 minutat e para me rezultat 41:36, ku u treguan më të mirë se gjakovarët në të dy çerekët.
Në çerekun e parë, Peja triumfoi me një pikë më tepër, 23:22, ndërsa diferenca u rrit në të dytin, të cilin e fitoi me rezultat 18:14, njofton Klankosova.tv.
Më i miri deri më tani në parket për Pejën u tregua da Silva, i cili realizoi 11 pikë dhe vodhi gjashtë topa, ndërsa te Vëllaznimi u dallua Hellems me 11 pikë e dy topa të vjedhur.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>