Pas një nate me atmosferë të zjarrtë, Peja mëngjesin e së hënës iu kthyer rutinës së saj.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, tha për “Ora Shtatë” se Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar qysh nga publikimi i Exit Poll-it në Klan Kosova.
Megjithëse, ajo shtoi se LDK dhe VV priten të shkojnë në balotazh, transmeton Klankosova.tv.
“Peja ka filluar të zgjohet dhe njerëzit kanë filluar rutinën e tyre pas festës së mbrëmshme para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse ndalemi te rezultati i Pejës në zgjedhjet e 12 tetorit, siç duket edhe Peja do të jetë në balotazh, partitë të cilat do të shkojnë në balotazh janë Lidhja Demokratike e Kosovës, rezultati i të cilës është 46 për qind, dhe Lëvizjes Vetëvendosjes me 27 për qind”.
“Atmosfera te Lidhja Demokratike e Kosovës ishte më e zjarrtë, që me t’u publikuar Exit Poll-i nga Klan Kosova”, tha ajo.
Gazetarja Latifi shtoi se kanë mbetur pa u numëruar edhe votat e diasporës.
The post Peja i kthehet rutinës, pas festës së zjarrtë të LDK-së mbrëmë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.