Ndonëse e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, Peja nuk arriti në “Karagaçi” ta menaxhojë lojën deri në fund.
Përkundër se çereku i parë i takoi vendasëve me rezultat 22-10, prizrenasit nisën të këndellën nga fraksioni i dytë, të cilin e fituan me rezultat 18-12, njofton Klankosova.tv.
Edhe në 10 minutëshin e tretë, “Arpagjikt” shkëlqyen, duke e mbyllur atë me 34:20.
Në fund, rezultati final i derbit të xhiros së 21-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, u regjistrua me shifrat 72-87.
Lojtari më i mirë te skuadra fituese ishte Mack Smith me 19 pikë, katër kërcime e dy asistime, raporton Klankosova.tv.
Kurse tek pejanët, Markus Towns realizoi 24 pikë, dy kërcime e po aq asistime.
The post Peja dorëzohet në pjesën e dytë, Bashkimi e përmbysë rezultatin në “Karagaç” appeared first on Klan Kosova.