Peja ka nisur me humbje aventurën e saj në Ligën ENBL, duke u mundur në Prishtinë nga Riga Zelli me rezultatin 72:83.
Pas një çereku të parë të barabartë, ku vendasit fituan 20:17, mysafirët arritën të shkëputeshin në periodën e dytë, duke e fituar 21:30 dhe duke shkuar në pushim me rezultat 41:47.
Periudha e tretë ishte e barabartë, 15:15, por në dhjetë minutat e fundit Peja nuk arriti të bëjë përmbysje, duke pësuar 72:83.
Te vendasit, Tajh Nugace Green shënoi 20 pikë dhe mori shtatë kërcime, ndërsa Skyler Tyron Flatten shtoi 14 pikë.
Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në këtë ligë, ndërsa Riga Zelli regjistroi fitoren e dytë në dy ndeshje. /Telegrafi/