21:04 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Gj. Sh
Peja e ka barazuar serinë gjysëmfinale ndaj Bashkimit në 1-1, në play-offin e Superligës.
Verdhezinjtë fituan ndeshjen e dytë, ku rezultati në palestrën ”Karagaçi”, në Pejë ishte 84-79, shkruan IndeksOnline.
Dardan Berisha u dalluan te Peja, me 23 pikë të shënuara, derisa te Bashkimi, basketbollisti më i dalluar ishte Jayveous Mckinnis, me 15 pikë.
Ndeshja e tretë gjysëmfinales mes Bashkimit dhe Pejës zhvillohet ditën e diel më 27 prill, në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.
Kujtojmë që skuadra e cila arrin tre fitore kualifikohet në finale./IndeksOnline/