KBF Peja 03 e nisi me sukses aventurën historike në FIBA EuroCup Women 2025/26, duke triumfuar në udhëtim ndaj Levharti Chomutov me rezultat 65:73 (19:16, 19:12, 10:19, 17:26).
Kjo shënoi fitoren e parë për një skuadër nga Kosova në këtë garë prestigjioze të basketbollit evropian të femrave.
Vajzat e Pejës treguan lojë të disiplinuar dhe me shumë energji, duke u rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë për të siguruar fitoren historike.
Te Peja 03 u dalluan disa prej lojtareve kryesore me paraqitje të shkëlqyera në të dyja anët e parketit, ku Eve Wembanyama shënoi 27 pikë dhe regjistroi 6 kërcime, ndërsa Jacairan Allen kontribuoi me 18 pikë dhe 12 kërcime.
Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në fazën e grupeve të EuroCup Women, dhe vajzat do të vazhdojnë rrugëtimin me synimin për të përfaqësuar me krenari Kosovën në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/