Pedri zbulon arsyen e festimit karakteristik të golave

Pedri zbulon arsyen e festimit karakteristik të golave

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, hodhi dritë mbi historinë që fshihet pas festimit të tij karakteristik të golit gjatë një paraqitjeje të veçantë në eventin e madh të Decathlonit në Barcelonë.

Eventi më i madh spanjoll i shitësve me pakicë të produkteve sportive franceze, që u zhvillua të enjten dhe të premten, tërhoqi mbi 500 tifozë për të parë Pedrin, i cili kohëve të fundit luajti shkëlqyeshëm kundër Newcastle.


Në këtë rast, Pedri iu përgjigjur pyetjeve të audiencës dhe njëra nga to kishte të bënte me festimin e tij ikonik duke imituar syzat në sy.

“Unë festoj në këtë mënyrë për babanë tim”, ka zbuluar fillimisht Pedri.

Pedri me babanë e tij

“Një ditë po drekoja me të në shtëpi dhe doja t’ia kushtoja golat atij sepse ai ka qenë gjithmonë me mua që kur isha i vogël”.

“Meqenëse e gjithë familja mban syze, ne menduam për këtë gjest”, përfundoi ylli i Barçës. /Telegrafi/