Kandidati i VV-Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se përkrahja e VV-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është e jashtëzakonshme.
Peci tha se s’ka pritur që Kurti të jetë aq aktiv në mbështetjen e kandidaturës së tij për Mitrovicës.
“Ka qenë mbështetësi, iniciatori dhe protagonisti kryesor. Vetëvendosja është unike, ata thonë që s’ka pasur asnjëherë asnjë kandidim në asnjë proces zgjedhor unitet dhe solidaritet më të madh sesa me kandidaturën time për të parin e Mitrovicës”, tha Peci në “DPT te Fidani” në Klan Kosova”.
Tutje, ai u shpreh se është i gatshëm ta lëvizë çdo gurë për ta shkaktuar fitoren e Vetëvendosjes në Mitrovicë.
“Për këtë arsye, jam i gatshëm ta lëvizi çdo gurë për ta shkaktuar fitoren e VV-së në Mitrovicë për shkak se koordinimi me nivelin qendror, me mua në krye të komunës së Mitrovicës dhe Albin Kurtit në krye të qeverisë, ne do të hapim një kapitull të ri për Mitrovicën në katër vitet e ardhshme”, tha ai.
The post Peci: S’kam pritur që Kurti të jetë kaq aktiv në garën time për Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.