E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePeci njofton se ka ngritur kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut...

Peci njofton se ka ngritur kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe disa të tjerëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ngritur kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe disa të tjerëve, përcjell KosovaPost.

Peci ka thënë se sipas ekipit të ekspertëve të tyre, këta dhe LDK-ja konsumuan vepra penale si “mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh”.

“Me prova materiale e dëshmitarë! Kallxim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe të tjerëve. Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh”.

“Të lartëpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit! Njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon”, ka shkruar Peci.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT