E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePDK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

PDK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Zijadin Gashi.

Në një telegram ngushëllimi ky subjekt lutet që shpirti i të ndjerit të prehet në paqe.

“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar, Zijadin Gashi. Në kujtesën e gjithsecilit ai mbetet një profesionist i zellshëm, i përkushtuar dhe korrekt”.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Zijadinit, si dhe tërë komunitetin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në telegram.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT