Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmePDK: Për keqardhje rezistenca e VV-së që rezoluta të trajtohet si pikë...

PDK: Për keqardhje rezistenca e VV-së që rezoluta të trajtohet si pikë e parë në seancë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se sot ka ndodhur një situatë e paprecedent në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi nuk është arritur dakordim për pikat e rendit të ditës.

Ajo theksoi se rezoluta e propozuar për mbrojtjen e viktimave të luftës nuk ka qenë asnjëherë çështje politike për partinë e saj, por ka synuar të jetë pika e parë e rendit të ditës, gjë që ka hasur në rezistencë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kujtesë nuk është vetëm e kaluara, kujtesa është identitet, kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohen institucionet dhe shteti. Pati një rezistencë për mua të paarsyeshme edhe të pashpjegueshme nga anëtarët e Vetëvendosjes. PDK e ka bërë të qartë që marrëveshjet ndërkombëtare i voton, këto s’janë marrëveshje të një partie”, tha Çitaku.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka quajtur veprim për keqardhje kundërshtimin e VV-së që rezoluta të mos trajtohet si pika e parë e rendit të ditës.

Tahiri shtoi se, megjithëse renditja e kësaj pike është teknike, ajo përfaqëson një simbol dhe mesazh të vullnetit të të gjithëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT