PDK paralajmëron: Thaçi e Veseli kthehen në Kosovë, Buja në Lipjan (VIDEO)

PDK paralajmëron: Thaçi e Veseli kthehen në Kosovë, Buja në Lipjan (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, sonte e pati një tubim me qytetarë në Banullë.

Përveç Bujës, promovim atje iu bë edhe pretendentëve për asamble.

Buja u tha lipjanasve se prej kur ky qe në krye të komunës, këto fshatra u lanë pas dore.

Në tubim, Bujës i shkoi edhe vëllai i tij Ramë Buja, dhe deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

ky i fundit tha se gjenden para kthimit të PDK-së në të gjitha komunat, dhe se gjenden para kthimit të Bujës në Lipjan dhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Kosovë. /Klankosova.tv

The post PDK paralajmëron: Thaçi e Veseli kthehen në Kosovë, Buja në Lipjan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.