PDK në Fushë Kosovë përmbyll fushatën më 9 tetor, Ternava fton qytetarët për bashkim dhe besim në ndryshim

PDK në Fushë Kosovë përmbyll fushatën më 9 tetor, Ternava fton qytetarët për bashkim dhe besim në ndryshim

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrahim Ternava, ka njoftuar se më 9 tetor do të mbahet tubimi qendror në shkollën “Mihal Grameno”, duke filluar nga ora 20:30.

Ternava ka theksuar se mbyllja e fushatës zgjedhore do të bëhet ashtu siç i ka hije – me bashkim, dinjitet dhe me besim të plotë në ndryshim.


“Për muaj me radhë, ju më keni nderuar duke më pritur në shtëpitë tuaja, duke më hapur derën dhe zemrën për t’ju shpalosur planet e mia për një Fushë Kosovë #MaMIRË. Tani dua që bashkë me ju ta përmbyllim këtë fushatë, ashtu siç i ka hije — me bashkim, dinjitet dhe besim në ndryshim”, tha ai.

Më tej, ai ka shkruar se 12 tetori nuk është vetëm një datë zgjedhjesh, duke shtuar se “është dita kur qytetarët marrin fatin e Fushë Kosovës në duart e tyre”.

“Faleminderit për besimin, përkrahjen dhe dashurinë tuaj! Bashkë e filluam, bashkë do ta përfundojmë – për Fushë Kosovën që meriton më shumë”./Telegrafi/