E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePDK në Drenas kalon në zyre të reja, Hajdari thotë se zgjodhën...

PDK në Drenas kalon në zyre të reja, Hajdari thotë se zgjodhën edhe kryetarin e shtabit zgjedhor

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas sot ka kaluar në zyret e reja.

Në kuadër të këtij zhvillimi, PDK ka zgjedhur Sejdi Hoxha si kryetar të shtabit zgjedhor, duke i dhënë një impuls të ri fushatës zgjedhore nga kjo komunë si bastion i këtij subjekti, transmton klankosova.tv.

Madje, Petrit Hajdari, kandidat për kryetar të Drenasit, theksoi se ky është një hap i madh për PDK-në, duke shtuar se angazhimi i Hoxhës dhe i gjithë ekipit do të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Drenasit.

”Sot Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas kaloi në zyret e reja. Deputetë, anëtarë kryesie dhe anëtarë të PDK-së na nderuan me prezencë e kontribut në këtë hap të rëndësishëm për PDK-në.
Në kuadër të kësaj, u formua shtabi zgjedhor në krye të të cilit u zgjodh kryetar Sejdi Hoxha. Me zgjedhjen e komisioneve me të cilat shtabi zgjedhor do të kompletohet me njerëz të përkushtuar ndaj PDK-së dhe Drenasit, do të vazhdojmë tutje me shpalosjen e programit tonë para qytetarëve.
Një falenderim të përzemërt për të gjithë kontribuesit e aktivistët e PDK-së që përmirësimin e jetës për qytetarët e Drenasit e kanë bërë objektiv jetësor. Dedikimi i tyre është frymëzues dhe shpresëdhënës për këtë vend.
Falemnderit nga zemra kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për mbështetjen e dhënë!
Drenasi është i pathyeshëm me PDK-në dhe PDK-ja është e pathyeshme në Drenas. Është amanet nga liderët tanë historikë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli që Drenasin ta mbajmë unik e të bashkuar. Nuk ka forcë që e ndal vrullin e PDK-së kur ajo rrugëton bashkë, qartë dhe me vullnet të hekurt për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.
Qytetari i Drenasit është i pari dhe i vetmi. Çdo organizim politik i takon atij dhe duhet të jetë në shërbim të tij. Djemtë e vajzat e këtij qyteti të bukur po e vënë veten në shërbim të një vizioni që është më i madh se të gjithë ne.
PDK, e unifikuar dhe me qëllim të qartë, mbetet adresa e qytetarëve që e duan këtë vend. Punë të mbarë e falemnderit shumë të gjithëve!”, shkruan Petrit Hajdari.

Referuar tensioneve të krijuara në këtë subjekt, me kryetarin aktual të Drenasit, lidhur me kandidimin e tij për edhe një mandat tjetër, Ramiz Lladrovci, sipas fotografive të publikuara, nuk është parë prezent në këtë ngjarje.

 

The post PDK në Drenas kalon në zyre të reja, Hajdari thotë se zgjodhën edhe kryetarin e shtabit zgjedhor appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT