PDK merr pjesë në protestën e paralajmëruar në Hagë më 14 shtator

PDK merr pjesë në protestën e paralajmëruar në Hagë më 14 shtator

Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në mërgatë, do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, raporton Klankosova.tv.

Protesta është organizuar për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

“Kjo protestë është thirrje për të vërtetën dhe për drejtësinë që u takon atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Procesit në Hagë po i afrohet fundit, dhe populli i Kosovës pret me besim lirimin e shpejtë të heronjve të saj.

UÇK-ja ishte dhe mbetet themeli i lirisë sonë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrë të qëndrojmë të bashkuar për ta mbrojtur nderin e saj dhe për të kërkuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

Bashkohu edhe ti për drejtësi!”, shkroi Krasniqi në Facebook./Klankosova.tv

The post PDK merr pjesë në protestën e paralajmëruar në Hagë më 14 shtator appeared first on Klan Kosova.