E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pdk-me-21-qershor-mban-konventen-e-pergjithshme-memli-krasniqi-kandidati-i-vetem-per-kryetar/PDK më 21 qershor mban Konventën e Përgjithshme, Memli Krasniqi kandidati i...

https://klankosova.tv/pdk-me-21-qershor-mban-konventen-e-pergjithshme-memli-krasniqi-kandidati-i-vetem-per-kryetar/PDK më 21 qershor mban Konventën e Përgjithshme, Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar – Klan Kosova

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën e saj të Përgjithshme më 21 qershor 2025, me karakter zgjedhor.

Lajmin e bëri të ditur Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, duke theksuar se kjo është konventa e njëmbëdhjetë me radhë dhe përfaqëson një moment të rëndësishëm për partinë, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

“Nën udhëheqjen e Kryetarit Memli Krasniqi, katër vitet e fundit kanë qenë vite të punës, reformës dhe ringritjes për PDK-në. Ne kemi shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale, kemi rritur ndjeshëm mbështetjen qytetare në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kemi bërë hapa të mëdhenj drejt ndërkombëtarizimit të partisë sonë,” tha Çitaku.

Ajo gjithashtu njoftoi se i vetmi kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Konventë është Memli Krasniqi, aktualisht Kryetar i PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti me përvojë shtetformuese, me histori ndërtuese, dhe me kapacitet për të udhëhequr Kosovën drejt kapitullit të ardhshëm të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik. Ndaj, me këtë Konventë, ne nuk po zgjedhim vetëm drejtimin e partisë, por po përgatitemi për drejtimin e vendit”, ka thënë Çitaku.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës shtoi se fitorja e radhës nis më 21 qershor dhe do të vazhdojë me 12 tetor, në zgjedhjet lokale.

The post PDK më 21 qershor mban Konventën e Përgjithshme, Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT