Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmePDK, LDK dhe AAK kritikojnë ‘urgjencën’ për miratimin e projektligjeve: Është parapërgatitja...

PDK, LDK dhe AAK kritikojnë ‘urgjencën’ për miratimin e projektligjeve: Është parapërgatitja e platformës për zgjedhje

Deputetë të partive opozitare në Kuvend kanë kritikuar mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme për shqyrtimin e dhjetë projektligjeve të premten.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nuk e kupton urgjencën për shqyrtimin e tyre. Ai ka theksuar se kjo bie ndesh me Rregulloren që, sipas tij, parasheh se “duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve”. Ai ka bërë të ditur se PDK-ja është kundër.

Ndërkaq, Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se seanca “tregon për tendencën për t’i ikur debatit parlamentar”. Ajo e ka cilësuar këtë si precedent “që nuk i ka hije askujt”, duke shtuar se kjo po ndodh edhe për shkak të arrogancës së numrave.

Ajo ka bërë të ditur se LDK-ja nuk merr pjesë në votim.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar të palogjikshëm këtë seancë. Sipas tij, pushteti po përgatitet për zgjedhje.

“Cila është urgjenca për këto? Për çka jemi për ngutë? Është parapërgatitja e platformës për zgjedhje”, ka thënë ai.

Para tyre, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se seanca është thirrur që projektligjet të shqyrtohen në parim dhe t’u jepet kohë e mjaftueshme deputetëve për të dhënë kontributin “në ditët në vijim”.

Në fund, me 63 vota Kuvendi ka miratuar shmangien nga afati procedural për Ligjin për çmimet tavan, ndërsa 22 vota ishin kundër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT