PDK-ja i fiton tri komuna, në gjashtë e pret balotazhin

PDK-ja i fiton tri komuna, në gjashtë e pret balotazhin

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur t’i fitojë tri komuna pa balotazh.

Fitore PDK-ja ka korrur në Skenderaj me 83.45% të votave, ndërsa në fitore pa balotazh ka marrë edhe në Ferizaj me 56.47%, teksa fitore arriti edhe në Han të Elezit me 50.94%.

Kurse, në balotazh ka arritur që të shkojë në gjashtë komuna, ku në Mitrovicë udhëheq me 47.89%.

Si parti e parë është edhe në Prizren, ku Shaqir Totaj i ka marrë 41.92% nga rezultatet preliminare të KQZ-së, njofton Klankosova.tv.

Në Kaçanik, PDK-ja po ashtu ka shkuar në balotazh si parti e parë, ku ka marrë 39.86%, e po ashtu edhe në Vushtrri ka shkuar në balotazh si parti e parë ku ka marrë 45.56%.

Kurse, si e dyta ka shkuar në Dragash me 28.38%, e edhe në Klinë si parti e dytë pasi mori 35.92%.

 

The post PDK-ja i fiton tri komuna, në gjashtë e pret balotazhin appeared first on Klan Kosova.