PDK-ja abstenon në certifikimin e Listës Serbe

PDK-ja abstenon në certifikimin e Listës Serbe

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se abstenojnë nga rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale.

Elshani tha se si parti do të abstenojnë nga votimi për certifikimin e Listës Serbe derisa nuk kanë veprime nga institucionet e sigurisë që ua tregojnë rrugën që duhet të ndiqet për këtë parti.

“Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucione të sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti”.

“Nuk duam të bëhemi pjesë e luftës mediale, meqenëse konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht institucionale, dhe veprimet institucionale”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

The post PDK-ja abstenon në certifikimin e Listës Serbe appeared first on Klan Kosova.