E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pdk-hipokrizi-qe-kurti-flet-per-kushtetuten-kur-partia-e-tij-e-ka-shkelur-ate111/PDK: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën kur partia e tij e...

https://klankosova.tv/pdk-hipokrizi-qe-kurti-flet-per-kushtetuten-kur-partia-e-tij-e-ka-shkelur-ate111/PDK: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën kur partia e tij e ka shkelur atë – Klan Kosova

Lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për shkelje të Kushtetutës  së Kosovës, kanë reaguar edhe nga PDK-ja.

Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se është pikërisht Kurti dhe VV-ja që kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë të përsëritur, transmeton Klankosova.tv.

Ajo përmendi votimin e fshehtë që po kërkohet në seancat e fundit konstituive, e që thotë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare.

“Nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke i përdorur institucionet si zgjatim të partisë”, ka shkruar tutje Deliu në Facebook.

“Është hipokrizi që Albin Kurti po flet për Kushtetutën, kur është pikërisht ai dhe partia e tij që e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur. Nuk mund të ketë votim të fshehtë pa procedurë ligjore dhe pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare. Nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke i përdorur institucionet si zgjatim të partisë. Ky është thelbi i kapjes së shtetit”, deklaroi deputetja.

Lidhur me deklaratën e Kurtit, gjatë ditës së sotme kanë reaguar edhe zyrtarë të LDK-së, ku VV-së ia përmendën shkeljet e Kushtetutës, të bëra nga kjo parti.

LDK i kundërpërgjigjet Kurtit, ia renditin se sa herë Qeveria e tij ka shkelur Kushtetutën

The post PDK: Hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën kur partia e tij e ka shkelur atë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT