E premte, 6 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePDK godet: Po të funksionalizohej Kuvendi, do të diskutohej për mafinë energjetike...

PDK godet: Po të funksionalizohej Kuvendi, do të diskutohej për mafinë energjetike e mbetjet shtazore

Partia Demokratike e Kosovës po e konsideron situatën aktuale politike e institucionale në vend si krizë të thellë në disa dimensione – duke përfshirë sigurinë kombëtare, publike dhe atë njerëzore.

Në një konferencë për media, deputeti Rashit Qalaj tha se dështimi për konstituimin e Kuvendit nuk është rastësor. Sipas tij, kjo lidhet drejtpërdrejt me frikën për debatet rreth aferave korruptive të pushtetit aktual.

“Moskonstituimi i institucioneve nuk është i rastësishëm, pasi do të diskutohej për licencimin e kompanive të familjarëve për shitblerje të energjisë, keqpërdorimet për tenderin e mbetjeve shtazore dhe ‘skandale tjera të këtij pushteti’”, u shpreh Qalaj.

Ai përmendi edhe arrestimin e një eksponenti të Lëvizjes Vetëvendosje në pikën “Qyteti i Vjetër” të Degës në Prishtinë, duke theksuar lidhjet e tij me ministra të qeverisë.

“Tash arrestohet eksponenti i Lëvizjes Vetëvendosje i pikës ‘Qyteti i Vjetër’ të Degës së Prishtinës. Njeri që qëndron afër ministrit të brendshëm z. Sveçla dhe pastaj po ashtu qëndron afër ndaj figurave të ndryshme të partisë në pushtet. Dhe kjo nuk është rastësi. Pra, Shemsi Bahtiri është hetuar edhe në vitin 2019 për gjëra të njëjta”, tha Qalaj.

Ai paralajmëroi për rrezikun nga thellimi i krizës së besimit qytetar dhe paralizës institucionale, si pasojë e lidhjeve të krimit me pushtetin.

Në të njëjtën konferencë, anëtarja e kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, e quajti alarmues operacionin “Qielli i thyer”, që sipas saj, ka nxjerrë në pah lidhjet e krimit të organizuar me figura të pushtetit.

“Në operacionin ‘Qielli i thyer’, u arrestua një person i njohur si organizatori kryesor i një rrjeti të trafikut të drogës, e njëkohësisht i njohur për lidhjet e tij të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, madje duke pasur qasje edhe në ish-Kryeministrin Kurti e Ministrin e Punëve të Brendshme. Kjo nuk është thjesht një çështje penale, është një alarm për të gjithë sistemin tonë politik dhe institucional. Është dëshmi e asaj që ndodh kur njerëzit e gabuar hyjnë në vendimmarrje, dhe kur strukturat e shtetit përdoren për interesa të errëta”, u shpreh Kabashi-Ramaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT