PDK fitoi gati 360 vota në fshatin e Agim Bahtirit në Mitrovicë

PDK fitoi gati 360 vota në fshatin e Agim Bahtirit në Mitrovicë

Në dy vendvotimet e fshatit Gushavc në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar rreth 360 vota, transmeton Klankosova.tv

Vendlindja e ish-kryetarit të Mitrovicës nga VV, Agim Bahtiri e votoi rreth 40% kandidatin e tanishëm të PDK-së për këtë komunë, Arian Tahirin.

Ndërsa Vetëvendosje ka arritur të marrë 502 vota në këtë fshat.

Kujtojmë se Mitrovica shkon në balotazh, ku do të përballet Tahiri me Faton Pecin. /Klankosova.tv

The post PDK fitoi gati 360 vota në fshatin e Agim Bahtirit në Mitrovicë appeared first on Klan Kosova.