E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pdk-e-zyrtarizon-kandidimin-e-shukri-bujes-per-kryetar-te-lipjanit/PDK e zyrtarizon kandidimin e Shukri Bujës për kryetar të Lipjanit -...

https://klankosova.tv/pdk-e-zyrtarizon-kandidimin-e-shukri-bujes-per-kryetar-te-lipjanit/PDK e zyrtarizon kandidimin e Shukri Bujës për kryetar të Lipjanit – Klan Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në një takim me të rinjtë në Lipjan, ku zyrtarisht është prezantuar kandidatura e Shukri Bujës për kryetar të kësaj Komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në njoftimin e lëshuar nga PDK-ja thuhet se Krasniqi ka theksuar se Lipjani meriton një udhëheqës me përvojë dhe lidhje të forta me qytetarët – cilësi këto që i mishëron Shukri Buja.

“Në takim morën pjesë dhjetëra të rinj, por edhe anëtarë dhe përkrahës të PDK-së, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidaturën e Bujës, si dhe për vizionin e Partisë Demokratike për zhvillimin dhe transformimin e Lipjanit”.

“Shukri Buja, i cili më herët ka shërbyer si kryetar komune dhe është figurë e njohur për kontributin në luftë dhe paqe, u zotua se do të punojë me përkushtim të plotë për të rikthyer zhvillimin në çdo lagje e fshat të Lipjanit”, thuhet në njoftim.

PDK shtoi se takimi shënoi një moment të rëndësishëm për fillimin e fushatës së PDK-së në këtë komunë, me një mesazh të qartë për bashkim dhe mobilizim drejt fitores. /Klankosova.tv

The post PDK e zyrtarizon kandidimin e Shukri Bujës për kryetar të Lipjanit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT