PDK anulon aktivitetet elektorale në Gjakovë pas vdekjes së kandidatit Nikollë Perkaj

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale në Gjakovë, pas vdekjes së Nikollë Perkajt, kandidatit për kryetar të kësaj komune.

Këtë e bëri të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit,” tha Beqa.

“Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm,” përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/