E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pavaresimi-i-camerise-shala-eshte-diskurs-i-pamundur-video/Pavarësimi i Çamërisë, Shala: Është diskurs i pamundur (VIDEO)  - Klan Kosova

https://klankosova.tv/pavaresimi-i-camerise-shala-eshte-diskurs-i-pamundur-video/Pavarësimi i Çamërisë, Shala: Është diskurs i pamundur (VIDEO)  – Klan Kosova

Çështja e Çamërisë dhe mundësia e pavarësimit të saj është diskutuar sot në njërin nga blloqet e emisionit “Kosova Today” në Klan Kosova.

Historiani Azdren Shala ka hedhur poshtë kategorikisht çdo ide për pavarësimin e Çamërisë, duke e cilësuar këtë si një diskurs të rrezikshëm dhe të pabazë.

“Ky narracion është degradim total i diskursit publik. Dalin disa njerëz me ëndrra shumë, që as ëndrra nuk janë, me një rotacion krejt romantik. Problemi i shqiptarëve është problemi i krejt botës, e mendojnë disa. Pa e kuptuar që jemi pjesë e një realiteti të parëndësishëm gjeopolitik”, tha Shala, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se ndryshimi i kufijve është i pamendueshëm në rrethanat aktuale ndërkombëtare dhe se Çamëria nuk ka asnjë status juridik si vend i pushtuar, çka sipas tij e bën të paqëndrueshme çdo pretendim për ndonjë proces të pavarësimit.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

The post Pavarësimi i Çamërisë, Shala: Është diskurs i pamundur (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT