Në Stacionin Policor – Qendra, ka pasur vonesa të shërbimeve që kanë shqetësuar qytetarët, të cilët kanë pasur pritje të gjata dhe mungesë të reagimit nga zyrtarët përgjegjës.
Një ankues ka raportuar për Gazetën Sinjali se ka pritur deri në 34 minuta për të raportuar një dokument të humbur, ndërsa zyrtarja e caktuar për këtë shërbim nuk ka qenë e pranishme në orarin e caktuar të punës.
“34 minuta jam duke pritur për të raportuar një dokument të humbur. Zyrtarja as që është këtu,” tha qytetari.
Pauza e shërbimeve në stacionin policor ka përfunduar që në orën 13:00 dhe deri në orën 14:02 shërbimet nuk janë rifilluar.
Ankuesi në Gazetën Sinjali tha se njëri i cili ishte i pari që ka mbërritur pas kësaj pauze, ka pasur gjithashtu shqetësime për mungesën e reagimit nga ana e stafin të stacionit.
“Kam tentuar disa herë të komunikoj me zyrtarin që ishte te dera, por asnjë përgjigje. I kam pasur numrat e identifikimit të zyrtarit, por ai nuk ka ofruar ndihmë,” shtoi ankuesi.
Lidhur me këtë çështje, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);