Trajneri i klubit anglez të Ligës Premier, Tottenham Hotspur, danezi Thomas Frank, ka dalë me një ide të re për mënyrën e menaxhimit të ndeshjeve.
Ai ka sugjeruar futjen e një “pauze të përkohshme” gjatë lojës, ku trajnerët do të kishin mundësi të komunikonin më qartë me futbollistët e tyre.
“Unë do të futja një ‘pauzë’ në çdo pjesë të ndeshjeve. Nga perspektiva e trajnerit, mendoj se do të ishte mirë të kishim mundësinë të flisnim me lojtarët gjatë ndeshjes dhe të ishim në gjendje të bënim rregullime”, deklaroi Frank në një intervistë për Bet MGM.
ThOmas Frank
Aktualisht, trajnerët nuk kanë të drejtë të marrin një pushim zyrtar në futboll, ndryshe nga disa sporte të tjera si basketbolli apo hendbolli. Ata mund të japin vetëm udhëzime verbale nga vija anësore, shpesh me zë të lartë dhe në kushte jo gjithmonë të favorshme për lojtarët që gjenden në fushë.
Thomas Frank mori drejtimin e Tottenhamit këtë verë, pas një periudhe të suksesshme shtatëvjeçare në stolin e Brentfordit, ku u bë një nga trajnerët më të vlerësuar në futbollin anglez.
Tottenahm
Tottenham ka nisur sezonin me ambicie dhe energji të re nën drejtimin e Frank. Pas tre xhirove të para në Angli, skuadra londineze renditet në vendin e katërt me 6 pikë, vetëm tre më pak se lideri aktual, Liverpool. /Telegrafi/