Pas muajsh spekulimesh dhe përfoljesh në media e rrjete sociale, muzikanti i njohur Patris Berisha dhe influencuesja Santiana Maloku e kanë bërë publike lidhjen e tyre.
Çifti e konfirmoi romancën përmes një fotografie të publikuar në InstaStory nga vetë Patrisi, ku ai dhe Santiana shfaqen të përqafuar në një ashensor – një imazh që flet vetë për natyrën intime dhe të afërt të marrëdhënies së tyre.
Ky postim ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke i dhënë fund thashethemeve dhe duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tyre personale.
Ende nuk ka një reagim të mëtejshëm nga dyshja, por fotografia e ndarë është interpretuar si një konfirmim i qartë i lidhjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!