E hënë, 28 Prill, 2025
spot_img
HomeSportPatrice Evra pritet të bëjë debutimin e tij në MMA – Indeksonline.net

Patrice Evra pritet të bëjë debutimin e tij në MMA – Indeksonline.net

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Patrice Evra do të provojë veten në një sport tjetër.

Pas pensionimit të tij nga futbolli në vitin 2018, francezi pritet të bëjë debutimin e tij në sportin e MMA-së.

Evra i është bashkuar kompanisë PFL dhe është vendosur të bëjë debutimin e tij në “Smart Cage” muajin e ardhshëm në “Accor Arena”.

Francezi është parë duke ushtuar me ish-kampionin e PFL-së, Brendan Loughnane i cili postoi një seri fotosh në rrjetin social, “Instagram”.

Evra, madje tregoi dhe arsyet pse ka vendosur të hyjë në këtë sport.

“Kam performuar në skenat më të mëdha në botë, kam fituar çdo trofe të madh në futboll, por PFL Europe Paris do të jetë një natë tepër e veçantë për mua. Unë kam vite që stërvitem me më të mirët në botë dhe ata gjithashtu do t’ju thonë se jam gati për këtë. Unë do të bëj një shfaqje në Accor Arena më 23 maj, kështu që ejani të shikoni spektaklin”, shprehet Evra./IndeksOnline/

//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT