Me 73 vota pro, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Basha kishte bërë jehonë në të kaluarën, pasi ishte bërë viral për një deklaratë të pazakontë gjatë një fjalimi mbi organizimin e aktiviteteve verore.
“Duhet me bo koncerte verës, kur vjen diaspora. Me i çu n’livadh, me i lëshu nanat me lujt”, kishte thënë ai, transmeton Klankosova.tv.
Tashmë, me detyrën e re si kryetar i Kuvendit, mbetet të shihet nëse Basha do t’i lëshojë “nanat në livadh”.
The post Pati propozuar “lojë në livadh për nënat”, çka do të bëjë tash Basha si kryeparlamentar? appeared first on Klan Kosova.