Pasuria e aktorit Robert Redford vlerësohet në 170 milionë euro

Pasuria e aktorit Robert Redford vlerësohet në 170 milionë euro

Aktori dhe regjisori legjendar Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Përveçse la një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e filmit, la pas edhe një pasuri të madhe, që vlerësohen rreth afro 170 milionë euro.


Karriera e tij zgjati më shumë se gjashtë dekada. Ai u bë i famshëm në filma të tillë si “Butch Cassidy” dhe “Sundance Kid”, “The Sting”, “All the President’s Men” dhe “Out of Africa”.

RobertFoto: Getty Images

Ai fitoi çmimin Oscar për ‘regjisorin më të mirë’ në vitin 1981 për filmin “Ordinary People”.

Edhe pse të ardhurat nga aktrimi dhe regjisori ishin të larta, aktivitetet e biznesit të lidhura me projektin “Sundance” luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në suksesin e tij financiar.

Gjatë një karriere që zgjati më shumë se 50 vjet, Redford fitoi qindra miliona euro përmes aktrimit, regjisë, prodhimit dhe sipërmarrjeve të shumta biznesi. Sipas të dhënave të disponueshme publikisht, pasuria e tij totale neto vlerësohet në rreth 170 milionë euro.

Disa nga tarifat e njohura përfshijnë rreth 500 mijë dollarë për filmin “The Sting” (1973), afërsisht 2 milionë dollarë për “A Bridge Too Far” (1977), 3.5 milionë dollarë për “The Electric Horseman” (1979), 4 milionë dollarë për “Indecent Proposal” (1993) dhe një pagë rekord bazë prej 11 milionë dollarësh për filmin “The Last Castle” (2001).

Redford zotëronte gjithashtu një portofol mbresëlënës pasurish të patundshme. Ndër pronat më të famshme ishte një fermë pranë Sundance në shtetin e Utah-ut, e njohur edhe për xhirimet e filmit “The Horse Whisperer”.

Zotëronte gjithashtu prona të mëdha toke në Utah, duke përfshirë një pronë prej rreth 1,800 akrash, shumica e të cilave mbrohet nga një program për ruajtjen e natyrës.

Ish-prona e tij në Luginën Napa, e njohur si “Danza del Sol”, shtrihej në dhjetë akra dhe pasqyronte lidhjen e tij të fortë me natyrën dhe artin.

Në fund të vitit 2024, Redford shiti gjithashtu shtëpinë e tij buzë ujit në Tiburon të Kalifornisë për rreth 4.65 milionë dollarë.

Në të kaluarën, zotëronte prona të tjera, duke përfshirë rezidenca në New York (Manhattan), Malibu, Aspen dhe Santa Fe, gjë që tregon një jetë të kaluar pranë qendrave kulturore, por edhe bukurisë natyrore. /Telegrafi/