Pastroni kanalet e dushit me përbërës që i keni në shtëpi

Pastroni kanalet e dushit me përbërës që i keni në shtëpi

Nëse nuk i pastroni herë pas here kanalet e dushit, me kalimin e kohës mund të përballeni me probleme të shtrenjta dhe të bezdisshme.

Këto kanale kanë tendencën të bllokohen nga flokët, sapuni dhe mbetje të tjera që grumbullohen me përdorim të përditshëm, ndaj është e rëndësishme t’i mirëmbani përpara se të bëhen një problem serioz.


Pastrimi i kanalizimit të dushit është një detyrë e thjeshtë, por shpesh harrohet. Edhe pse ekzistojnë produkte të ndryshme kimike që mund të ndihmojnë në pastrimin e tyre, një zgjidhje e thjeshtë dhe e lirë në shtëpi mund të japë rezultate po aq të mira.

Ekspertët e kompanisë Blockbusters rekomandojnë përdorimin e uthullës së bardhë si një zgjidhje shumë efektive për pastrimin e kanaleve. Ata shpjegojnë:

“Një përzierje me uthull të bardhë, sodë buke dhe ujë të nxehtë mund të eliminojë aromat e pakëndshme nga kanalet e dushit, si dhe të pastrojë yndyrën, bakteret dhe mbetjet e tjera organike – për sa kohë që bllokimi nuk është shumë i rëndë”.

Si ta bëni këtë pastrim natyral në shtëpi:

Hidhni gjysmë gote sodë buke në kanalin e dushit;

Më pas shtoni gjysmë gote uthull të bardhë;

Mbulojeni kanalin dhe lëreni përzierjen të veprojë për rreth 15 minuta;

Pas kësaj kohe, hidhni ujë të vluar në kanal për të shpëlarë plotësisht dhe për të hequr mbetjet që mund të jenë mbledhur në fund të tubit.

Kjo përzierje sipas ekspertëve nuk është vetëm e efektshme për kanalet me erë të keqe – ajo mund të përdoret edhe për të pastruar hyrjet e kanalizimeve, për të eliminuar bakteret dhe për të hequr depozitat minerale nga rubinetat.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kjo metodë nuk funksionon në rastet kur bllokimi është shumë i thellë apo i fortë. Në raste të tilla, do të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmë profesionale.