“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve: Mos i dëmtoni kontejnerët e rinj

“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve: Mos i dëmtoni kontejnerët e rinj

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se po vazhdon çdo ditë punën në terren, me qëllim mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Sipas njoftimit, ekipet operative të kompanisë janë angazhuar në pastrimin e rrugëve, krasitjen e gjelbërimit si dhe zëvendësimin e kontejnerëve të vjetër me të rinj në disa lagje të Prishtinës, përcjell Telegrafi.


Nga kompania kanë bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se kontejnerët e rinj janë pasuri e përbashkët që duhet ruajtur për të siguruar një qytet më të pastër dhe më të rregullt.

Aksionet e pastrimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në lagje të tjera të kryeqytetit, si pjesë e angazhimeve të rregullta për mirëmbajtjen e mjedisit urban. /Telegrafi/