Sunday, March 29, 2026
spot_img
HomeLajmePastrimi në Podujevë në krizë: Kontejnerët e mbeturinave të stërngarkuar, qytetarët pa...

Pastrimi në Podujevë në krizë: Kontejnerët e mbeturinave të stërngarkuar, qytetarët pa shërbim për dy javë

Qytetarët e Podujevës po përballen me një problem serioz në shërbimin e pastrimit, pasi kompania përgjegjëse nuk ka mbledhur mbeturinat për më shumë se dy javë.

Banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë raportuar situatën te Sinjali, duke theksuar se grumbullimi i mbeturinave nuk po kryhet, gjë që po krijon probleme shëndetësore dhe higjienike në lagjet e qytetit.

Për të marrë përgjigje, Sinjali ka tentuar të kontaktojë drejtpërdrejt me kompaninë e pastrimit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale për të garantuar pastrimin dhe ruajtjen e një ambienti të shëndetshëm në qytet.

Edhe pse qytetarët kryejnë detyrimet e tyre tatimore, kompania e pastrimit nuk po ofron shërbimin e premtuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT