E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/pastrimi-kthehet-ne-terren-rifillon-punen-1/“Pastrimi” kthehet në terren, rifillon punën - Klan Kosova

https://klankosova.tv/pastrimi-kthehet-ne-terren-rifillon-punen-1/“Pastrimi” kthehet në terren, rifillon punën – Klan Kosova

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime.

Kjo kompani bën me dije se puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina.

“Ekipet tona janë të angazhuara me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Pastrimi” mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë, si dhe kërkojmë bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët”, theksohet në një njoftim të saj, transmeton Klankosova.tv.

The post “Pastrimi” kthehet në terren, rifillon punën appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT