E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Bizneset shprehën pakënaqësi për pasojat evidente të ngërçit politik në Kosovë në ecuritë ekonomike në vend.

Në diskutimin me temën “Vakumi i zgjatur institucional: Kostoja dhe pasojat për ekonominë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kryetari i kësaj ode Arian Zeka tha se çdo ditë marrin informata për përkeqësimin, siç quajti të shëndetit financiar të bizneseve.

“E di nga përvoja në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë që sa herë kemi ngërç të tilla për themelimin einstitucioneve të reja kemi pasur edhe norma ose së paku projeksioni e rrtjes ekonomike atë vit nuk është arritur, transmeton Klankosova.tv.

Vendi ynë përballet me një zvarritje të tejzgjatur të konstituimit të Kuvendit dhe krijimin e qeverisë së re. Një situatë që përveç që cenon besimin qytetar institucional te partnerët ndërkombëtarë krijon pasiguri të thellë edhe për komunitetin e biznesit dhe sektorin financiar. Çdo ditë marrim informata për sa i përket përkeqësimit të shëndetit financiar të bizneseve dhe rënies së likuiditetit të institucioneve financiare. Ankesat lidhen po ashtu me zvogëlimin e investimeve kapitale nga ana e institucioneve publike në vend. Duke qenë një prej shtyllave kryesore zhvillimore, e cenon edhe rrjedhën e parasë së gatshme dhe shëndetin financiar. Po ashtu ndikon edhe në aspekte të tjera, shpresoj që jo në zvogëlim të vendeve të punës dhe fuqisë blerëse”, tha Zeka.

Në këtë diskutim u vu në pah pakënaqsia me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizim të tregut. U tha se ky vendim nuk u përcoll me infrastrukturë dhe që Kuvendi dhe Qeveria do të duhej nbështsininbinzsenset për këtë kalim në tregun elirë të energjisë, raporton EO.

Në këtë kuadër, profesori, Shkumbin Misini, vlerësoi se moskrijimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit po lënë pasoja në fushën ekonomike.

Ndërsa, avokati Florin Lata tha se besimi në institucione nuk ka qenë asnjëherë më i ulët edhe për shkak të krizës politike.
“Vendimmarrja institucionale është paralizuar si pasojë e mungesës së qeverisë legjitime. Investitorët e huaj që janë në Kosovë ekziston rrezik real që të padisin Kosovën në rast të çfarëdo vonese”, tha ai.

 

 

 

 

The post Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT