Një burrë ka ndezur zjarr afër shtëpisë së një burri në Vragoli të Fushë Kosovës, pasi ishin përleshur me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy të dyshuarit me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, transmeton Klanosova.tv.
“Është raportuar se pas një rasti rrahje mes disa personash meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka ndezur një zjarr afër shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
The post Pasi u rrahën, i dyshuari ndez zjarr afër shtëpisë së viktimës në Fushë Kosovë appeared first on Klan Kosova.