Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Shakaliene, ka reaguar pasi tre aeroplanë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe janë ndalur aty për 12 minuta.

Ajo ka deklaruar se kufiri verilindor i NATO-s po testohet me qëllim dhe se kjo situatë duhet marrë seriozisht.


“Turqia dha shembullin dhjetë vjet më parë, mendohuni mirë”, shtoi ajo.

Ajo i referohej incidentit të vitit 2015, kur shtetit turk rrëzoi një aeroplan rus, pasi Ankaraja pretendoi se ai kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Sipas informacionit zyrtar, atëherë Forcat e Armatosura të Turqisë rrëzuan një aeroplan ushtarak rus pranë kufirit sirian, duke pohuar se aeroplani kishte hyrë në hapësirën ajrore turke, ndërsa Rusia këmbëngulte se ai fluturonte në qiellin e Sirisë.

U mbajt një takim i Këshillit të NATO-s, ku Turqia, si anëtare e Aleancës, informoi aleatët për rrëzimin e aeroplanit.

Aeroplani ushtarak rus i llojit SU-24 u rrëzua nga dy avionë luftarakë turq të tipit F-16 pranë kufirit turko-sirian, pas dhjetë paralajmërimeve brenda pesë minutash.

Pilotët e aeroplanit të rrëzuar nuk i kushtuan vëmendje paralajmërimeve dhe e braktisën mjetin fluturues gjatë rënies duke u hedhur me parashutë. /Telegrafi/

Russian jet shot down by Turkey www.youtube.com