E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizPasi e mundi Arsenalin, West Ham as nuk e bën 'hesap' Leicesterin

Pasi e mundi Arsenalin, West Ham as nuk e bën ‘hesap’ Leicesterin

West Ham e ka fituar duelin kampional ndaj ish-kampionëve të Leicester.

Të motivuar pas triumfit si mysafirë të Arsenalit, londinezët e ‘rehatuan’ shpejtë kundërshtarin e sotëm.

Tomas Soucek në minutën e 21-të i dha avantazhin skuadrës së tij, kurse autogoli i  Jannik Vestergaard, dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë, e bëri të qartë se mysafirët s’kanë çfarë kërkojnë nga ballafaqimi i sotëm.

Pas 27 xhirosh, West Ham ka 33 pikë, qetësisht larg zonës së rrezikut për të rënë nga Premier Liga, kurse Leicester me vetëm 17, rrezikohet seriozisht që në edicionin e ardhshëm, të bëjë gara në ‘Championship’, raporton Klankosova.tv.

Aq më tepër që në xhiron e ardhshme, udhëton në Londër për t’u përballur me Chelsean.

Nga ana tjetër “The Hammers” luajnë përsëri para tifozëve të tyre, si nikoqirë të Newcastle.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498