E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizPasi e eliminoi Galatasarayin, AZ Alkmaar fiton edhe ndaj Tottenham

Pasi e eliminoi Galatasarayin, AZ Alkmaar fiton edhe ndaj Tottenham

Skuadra modeste e Holandës, AZ Alkmaar, është duke kaluar një kampanjë shumë të mirë në UEFA Europa League.

Sidomos në stadiumin e tyre “AFAS”, ‘Azeta” po shfaq performanca fantastike.

Pasi e deklasoi 4-1 gjigantin turk, Galatasaray, ekipi nga distrikti holandez i Zaan, e mundi sonte edhe Tottenhamin anglez, me rezultat 1-0, raporton Klankosova.tv.

Ky triumf i afron ata edhe më shumë drejt çerekfinales në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në Evropë.

Suedezi i londinezëve, Lucas Bergvall, shënoi në portën e ‘gabuar’, për t’i dhënë avantazhin AZ Alkmaarit, pas aktit të parë të zhvilluar.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në “Tottenham Hotspur Stadium”, ku edhe do të vuloset çerekfinalisti nga ky duel.

Me rezultat të njejtë, holandezët e kishin mundur gjatë fazës së parë të këtij kompeticioni, edhe një ekip të madh evropian, Romën, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq nga “AFAS’ kokë ulur ishte larguar edhe Jose Mourinho me futbollistët e tij, kur AZ e mundi 3-1 Fenerbahcen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT