Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka vazhduar me zbatimin e planit operativ, me qëllim të kontrollit të pasagjerëve në linjën Londër–Prishtinë dhe anasjelltas.
Ky operacion ka për qëllim parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve të tjera ligjore.
“Së fundmi, një pasagjer është kapur duke transportuar mjete monetare mbi shumën e lejuar, konkretisht 9,500.00 £ (rreth 11,033.00 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas procedurave ligjore në fuqi, 25% e shumës janë konfiskuar.
/klankosova.tv
The post Pasagjeri i linjës Londër-Prishtinë kapet në aeroport me mbi 11 mijë euro appeared first on Klan Kosova.